Ramush Haradinaj e Erion Veliaj - Foto: Facebook/RamushHaradinaj

Haradinaj: Erioni duhet t’u shërbejë si model kryetarëve të qyteteve shqiptare

Kryeministri I Kosovës, Ramush Hardinaj është takuar sot me kryetarin e Tiranës, Erion Veliaj.

“Erion Veliaj e ka kthyer Tiranën në qytet me pamje e shkëlqim europian”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Po ashtu Haradinaj ka thënë se të parin e kryeqytetit shqiptar e ka përgëzuar për infrastrukturën moderne, transportin publik funksional, parqet dhe rrjetin brilant të kopshteve për fëmijë.

“Erioni duhet t’u shërbejë si model kryetarëve të qyteteve shqiptare për zgjidhjet efektive, që bënë për komunitetin, si dhe për shpirtin që u jep hapësirave urbane”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./21Media