Haradinaj ende nuk e ka liruar nga detyra Agim Çekun

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ende nuk e ka liruar nga detyra e zv/ministrit në Ministrinë e Forcës, Agim Çeku.

“Sot e kam liruar ministrin Beqaj, sepse ai vetë e sjelli dorëheqjen, por nuk e kam liruar zv/ministrin Çeku. Po pres një shkresë zyrtare nga kryetari Veseli si propozim për ndryshim se janë emërime politike”, tha kryeministri para gazetarëve të enjten.

“Nuk lidhet një veprim me një tjetër, por deri më tash janë ndërruar gjashtë ministra”, tha tutje shefi i Qeverisë.

Nga dita e djeshme, Agim Çeku nuk do të mbaj më pozitën si zëvendësministr i Mbrojtjes, si pasojë e vendimit të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli që të lirojë nga detyra të gjithë zyrtarët e kësaj partisë që kanë aktakuzë.

Çeku e ka konfirmuar për KALLXO.com së e kaluara tij ka ndikuar që mos t’i përkas më kësaj pozite zyrtare, por ai thotë së ‘jeta vazhdon edhe pa qenë zëvendësministër’.

“Unë jam ushtar dhe vendimet eprore respektohen. Kjo punë është e përfundume nga vendimi i kryetarit të partisë. Refuzoj të jem në etiketat ‘i korruptuar’, ‘abuzues’ së ato nuk kanë të bëjnë me mu, por unë e kam një aktakuzë për veteranët të pakonfirmuar, e kam një të kaluar që s’mundet më ma mohu askush dhe jeta vazhdon edhe pa qenë zëvendësministër”, u shpreh ai.

Haradinaj tha se nuk do të veproj siç veproi kryetari i PDK-së gjatë ditë së djeshme për r’i liruar nga detyra të gjithë zyrtarët që kanë aktakuza në institucione të drejtësisë.

“Asnjë veprim i imi nuk ndërlidhet me veprimet e të tjerëve”, deklaroi Haradinaj.

https://kallxo.com/presioni-i-kadri-veselit-haradinaj-largon-beqajn-nga-qeveria-2/

www.kallxo.com