Besnik Berisha - Foto: Facebook

Haradinaj emëron Besnik Berishën zëvendësministër

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka nxjerrë vendim sipas të cilit ka emëruar Besnik Berishën zëvendësministër.

Berisha do të jetë zëvendësministër në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Në këtë post, Besnik Berisha e zëvendëson Çerkin Dukollin, i cili ka shkuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Besnik Berisha është nga radhët e partisë Nisma Socialdemokrate.

Ai do të jetë zëvendësministri i pestë në këtë ministri, duke iu bashkuar Vesel Makollit, Besart Jasharit, Abdyl Ymerit dhe Millosh Peroviqit.