Haradinaj në ecjen kundër kancerit |Foto:ZKM

Haradinaj Ec në Marshin Kundër Kancerit

Kryeministri Ramush Haradinaj mori pjesë sot në ecjen tradicionale dhe manifestimin për sensibilizim ndaj rrezikut për kancer të gjirit.

Haradinaj, sipas një komunikate të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, teksa bëri të ditur se shumë gra i kanë mbijetuar kësaj sëmundjeje, konstatoi se më mirë është të flasin ato për përvojat e tyre.

“Qëllimi i kësaj është dite është të sensibilizojmë vetveten, secilën zonjë, secilin prej nesh që t’i paraprijmë këtij rreziku duke bërë kontrolle dhe të arrijmë te diagnostikimi sa më i hershëm, sepse është sëmundje e shërueshme nëse identifikohet në kohë”, tha Haradinaj.

Haradinaj, më tutje tha se Kosova i ka specifikat e veta pasi gratë dhe vajzat këtu hezitojnë të kryejnë kontrollet e nevojshme për zbulim dhe parandalim të kancerit të gjirit.

Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “Jeta/Vita” manifestimin dh ecjen kundër kancerit të gjirit e organizon që 10 vjet rresht.

KALLXO.com shkroi vazhdimisht për luftën kundër kancerit të gjirit.