Haradinaj e sprovoi veten në një prej sporteve të rënda

Kryeministri aktual i vendit, Ramush Hardanaj është ndeshur sot me kampionen olimpike të Xhudos, Majlinda Kelmendi.

Ai ka publikuar disa fotografi në “Facebook” me kampionen kosovare ku edhe ka njoftuar se ka vizituar klubin pejan të xhudos “Ipon”.

Haradinaj ka premtuar përkrahje financimin e palestrës nga ekzekutivi kosovar.

Ky është postimi i plotë i kryeministrit në “Facebook”:

Klubi pejan i xhudos ”Ipon” e ka bërë krenare tërë Kosovën. Mjeshtri Driton Kuka, me brezin e artë të xhudistëve, që kanë arritur majat botërore, janë ndër vlerat më të çmuara të shtetit tonë të ri. Financimi i palestrës nga Qeveria është përkrahje modeste krahasuar me arritjet brilante të këtij ekipi të madh prirë nga e arta jonë, Majlinda Kelmendi, me të cilen pata një përballje miqësore. Për kontribut të jashtëzakonshëm dhënë sportit nacional, e dekorova Driton Kukën me medaljen “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu””, ka shkruar reu i Qeverisë së Kosovës.