Takimi Haradinaj- Borissov | Foto: Facebook

Haradinaj e Sheh Bullgarinë si model ndërtimi të rrugës europiane

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është takuar sot me homologun e tij bullgar, Boyko Borissov.

Në një postim në facebook, Kryeministri Haradinaj e cilësoi tejet të frytshëm takimin me kryeministrin e Bullgarisë Boyko Borissov.

“Bullgaria është model se si e ka ndërtuar rrugën e saj drejt integrimit të plotë në Bashkimin Europian”, shkroi Haradinaj.

Ai konstatoi se Kryeministri Borissov ka treguar përkushtim të madh për vendet e Ballkanit derisa ka kryesuar Presidencën Europiane.

Sipas tij, Kosova është me fat që gjatë kohës që Borissov ishte në Presidencën Europiane, ka qenë e përfshirë në shumë nisma rajonale dhe ka pasur mbështetjen e miqve si Kryeministri Borissov.

Haradinaj e  falënderoi kryeministrin e Bullgarisë Boyko Borissov për mbështetjen e vazhdueshme duke e ftuar që ta shoh Kosovën si treg të hapur edhe për investitorët bullgarë.