Ramush Haradinaj - Foto: KALLXO.com

Haradinaj e quan ‘pishpirik’ prokurorin e dorëhequr Elez Blakaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të prokurorit të dorëhequr, Elez Blakaj, i cili kishte hetuar listën e fryrë të veteranëve të luftës së UÇK-së.

Në një intervistë për KTV-në, Haradinaj e ka quajtur hajn dhe pishpirik prokurorin Elez Blakaj.

Sipas Haradinajt, Elez Blakaj nuk mund ta vlerësojë numrin e veteranëve sepse, sipas tij, “ka ikur në Bllacë e Stenkovec”, duke aluduar në kampet e refugjatëve të shqiptarëve të Kosovës në Maqedoni, ku ishin dëbuar nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit.

Deklarata e prokurorit Blakaj ka ngjallur reagime të shumta pasi ai është ankuar për presion gjatë punës së tij, sidomos nga Kryeprokurori i Shtetit.

https://kallxo.com/elez-blakaj-aleksander-lumezi-kerkoi-llogari-per-intervistimin-e-kadri-veselit/

Por, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, mohoi të ketë ushtruar presion ndaj vartësit të tij.

https://kallxo.com/aleksander-lumezi-blakaj-nuk-ka-pasur-presion-nga-une/

Kallxo.com