Ramush Haradinaj prejt në takim Kadri Veselin Foto: ZKM

Haradinaj e pret Veselin në Qeveri, nuk i diskutojnë aktakuzat e ministrave

Dy partnerët e koalicionit Kadri Veseli e Ramush Haradinaj janë takuar sot gjatë ditës në zyrën e këtij të fundit.

Temë diskutimi i këtij takimi, sipas Haradinajt kanë qenë zhvillimet e fundit politike në vend si dhe për takimet që Haradinaj i ka pasur në Berlin.

“Prita në takim Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, z.Kadri Veseli me të cilin biseduam për zhvillimet e fundit politike në vend. E njoftova z.Veselin për ecurinë e takimit në Berlin në mes përfaqësuesve të Zyrës së Kryeministrit, Kancelares Merkel, Presidentit Macron dhe palës serbe”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Në këtë takim Kosova i ka raportuar Berlinit zyrtar që Kosova i ka zbatuar të gjitha marrëveshjet e Brukselit dhe është e gatshme të vazhdojë këtë dialog, tashmë të kornizuar që çon në një marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme dhe që rezulton me njohje reciproke në kufijtë ekzistues”, ka shkruar tutje ai.

Gjatë kësaj jave, Kryeministri Ramush Haradinaj e ka liruar nga detyra ministrin e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqajn pas vendimit të Kadri Veselit për t’i larguar nga partia dhe postet publike zyrtarët e PDK-së që kanë aktakuza.

https://kallxo.com/besim-beqaj-largohet-nga-qeveria/

Mirëpo, Haradinaj nuk ka njoftuar nëse kanë diskutuar edhe për këtë çështje.

Pas vendimit të marrë për PDK-në, Veseli kishte deklaruar se pret që këtë rrugë ta ndjekin të gjitha partitë politike në Kosovë.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në radhët e veta ka njerëz me aktakuza. Një nga ta është edhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.

https://kallxo.com/stuhi-ne-pdk-kadri-veseli-liron-nga-detyra-te-gjithe-zyrtaret-me-aktakuza/

.