Haradinaj e mirëpret zgjedhjen e ministres gjermane në krye të Komisionit Europian

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mirëpritur votimin e Ursula von der Leyen për pozitën e kryetares së Komisionit Europian.

Haradinaj përmes një postimi në ‘Facebook’ është shprehur optimist së Komisioni Europian nën udhëheqjen e saj do të kthejë Kosovën në dinamikat e plota integruese europiane.

“Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të rifillojë pa kushte deri në arritjen e marrëveshjes për njohje reciproke në kufijtë ekzistues dhe besoj se Komisioni Evropian do të intensifikojë përpjekjet si pjesë të politikës së zgjerimit. Jemi të bindur që zonja Ursula von der Leyen do t’i qëndrojë besnike qëndrimit, për një Evropë unike dhe të fuqishme”, ka shkruar ai.

Më tutje, ai ka thënë së Kosova me gjithë sfidat e saj, “është e përkushtuar që të jetë kontribuuese modeste dhe vlerë e shtuar përgjatë gjithë rrugëtimit të saj drejt Bashkimit Europian”.

Ursula von der Leyen është ministre e Mbrojtjes së Gjermanisë, e cila do të zëvendësojë Jean-Claude Junckerin më 1 nëntor.

Ajo u votua nga 383 deputetë të Parlamentit Europian nga gjithsej 733 sa ishin të pranishëm.

https://kallxo.com/ursula-von-der-leyen-zgjidhet-kryetare-e-komisionit-europian/?fbclid=IwAR02hwwoFj6lFeHucECzrrIsUkACr0xNqyVsR53lpXUbySDN_2LdBzMlxXg

www.kallxo.com