Haradinaj e diskuton sigurinë e shtetit me ushtarakë të lartë të NATO-s

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Lorenzo D’Addario dhe admiralin James Foggo III ku në mes tjerash kanë diskutuar edhe për gjendjen e sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Haradinaj i ka falënderuar për mbështetjen që iu është dhënë Kosovës për forcimin e paqes dhe sigurisë.

Ai gjithashtu i ka falënderuar edhe për mbështetjet që iu është dhënë Kosovës për themelimin e ushtrisë.

“Kryeministri Haradinaj e ka njoftuar admiralin Foggo për periudhën e tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke thënë se kjo forcë do të jetë multietnike, profesionale dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit, në të cilën do të jenë të përfshira të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

“Nga ana e tij, admirali Foggo tha se misioni i KFOR-it mbetet i pandryshuar për një mjedis të sigurt në Kosovë dhe për ruajtjen e stabilitetit në Kosovë dhe rajon”, thuhet tutje në komunikatën e Qeverisë.