Ramush Haradinaj - Foto: Facebook

Haradinaj: Drejtësia për Astrit Deharin do të Ndodhë

Në njëvjetorin e vdekjes në qelinë e burgut të Prizrenit të aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Deharit, ka reaguar edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

“Edhe unë jam Astriti”, ka shkruar shefi i Qeverisë në një postim në profilin e tij në “Facebook”.

“Bashkëndjejë me familjarë, miq, e kolegë të familjes Dehari e poashtu edhe qytetarë të cilët po protestojnë sot në kërkim të ndriçimit të rastit Dehari”, ka shkruar Haradinaj.

Më tej, Haradinaj ka theksuar se si kryeministër zotohet se Qeveria e Kosovës me kapacitetet e saj do të bëjë gjithçka që ky rast të ndriçohet.

“Çdo kërkesë e familjes Dehari do të realizohet. Drejtësia për Astritin do të ndodhë!”, ka shkruar Ramush Haradinaj.