Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Haradinaj: Do ta shtrijmë autoritetin tonë në gjithë tregun energjetik të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në Qendrën Nacionale Dispeçerike në KOSTT, ka deklaruar se do të shtrihet autoriteti në gjithë tregun energjetik të Kosovës, përfshirë edhe veriun, që sipas Haradinajt është një sfidë.

“Është një sukses i Kosovës, votat pro të operatorëve, kjo na mundëson që të shtrijmë autoritetin tonë në gjithë tregun e Kosovës, përfshirë edhe veriun, që për ne është një sfidë e gjatë”, ka deklaruar Haradinaj.

Haradinaj ka lavdëruar punën e KOSTT-it duke thënë se është një adresë e rëndësishme energjetike e Kosovës, ndërsa e ka pasur edhe një këshillë për ta.

“Kuptohet, e kisha edhe një këshillë, që mos të humbet vëmendja në punë, na ndodhë që në rastë të caktune, pas një fitore na përfshinë euforia. Pjesa e zbatimit është shumë e rëndësishme, duhet ta përmbyllim njëherë e përgjithmonë atë që është detyrë e jona, një treg unik, i rregullun i energjisë në Kosovë. KOSTT-i e ka një pjesë të përgjegjësisë, pjesën tjetër e kanë akterët tjerë, mirëpo do të jemi bashkë gjithnjë”, ka thënë kryeministri Haradinaj.