Haradinaj: Dita kur do t'i bashkohemi familjes evropiane, nuk është e largët

Me rastin e shënimit të ditës së Evropës, Kryeministri Ramush Haradinaj mori pjesë në një bashkëbisedim me të rinj në Biblotekën Kombëtare në Prishtinë.

Në këtë takim Haradinaj foli liberalizimin e vizave, ku tha se Kosova shumë shpejt do të jetë pjesë e familjes evropiane.

“ Raporti i progresit është konfirmim që  Kosova është në hartë, jemi më të vonuar por jot ë pabarabartë. Ne jemi në një etapë të cilat e kanë kaluar edhe vendet e tjera” tha Haradinaj.

Haradinaj poashtu shtoi se Evropa është pak skeptike në zgjerim, por këtë skepticizëm nuk e ka të lidhur me Kosovën, por për shkak të proceseve të veta të brendshme.

“Njëkohësisht, Kosovën nuk e ka njohur Serbia dhe pesë vendet e BE-së dhe për këtë arsye për Brukselin është më i vështirë partneriteti me Kosovën. Megjithatë, edhe pse ka pasur një lodhje vitin që shkoi në marrëdhëniet Kosovë-BE, mendoj se e kemi rikthyer dinamikën Kosovë-BE” tha Haradinaj.

Për liberalizimin e vizave foli edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili tha se liberalizimi nuk është një mundësi për të ikur jashtë vendit.

“ Liberalizimi për ne është një shancë dhe mundësi, por jo për të shkuar jashtë vendit po për t’i kthyer ata që kanë ikur” tha Veseli.

Veseli në këtë takim foli edhe për krimin dhe korrupsionin, ku tha se Kosovë është vendi i vetëm në rajon që ka numër më të madh të të akuzuarve ndaj zyrtarëve të lartë për korrupsion.

“ Lufta kundër korrupsionit është e rëndësishme, nëse ka diçka më të keqe në shoqëri është krimi dhe korrupsioni. Këto janë kancer i shoqërisë” u shpreh Veseli.

Ndërsa Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovës, Nataliya Apostolova  ju tha të rinjëve se vetëm ata mund të ndikojnë që Kosovë të shkojë përpara.

“Kjo gjeneratë duhet të jetë mirë e përgaditur për të ardhmen.Ju jeni shpresa e Kosovës, sepse ju do të mund të bëni shumë ndryshime në Kosovë” u shpreh Apostolova.

Pjesë e këtij diskutimi ishte edhe Ministrja e Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha, e cila bëri thirrje tek studentët që të jetë shumë aktiv dhe përgjegjës për të ardhmen e tyre dhe të vendit.