Haradinaj: Dhjetëra aktivistë të Malishevës u bënë pjesë e AAK-së

Dhjetëra aktivistë në rajonin e Malishevës janë bërë sot pjesë e partisë Alenaca për Ardhmërinë e Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri i vendit, Ramush Haradniaj, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.

“Sot Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës iu bashkuan dhjetëra aktivistë nga rajoni i Malishevës. Të rinjë të zot, kuadro profesioniste, sipërmarrës dhe asambleistë të Kuvendit Komunal të kësaj komune dhe me biografi të pasur, vendosën t’i bashkohen vizionit të AAK-së dhe ta vazhdojnë aktivitetin e tyre politik, në interes të vendit nga vijnë, por edhe gjithë Kosovës. Mirë se erdhët në familjen tone”, ka shkruar Haradinaj në postimin e tij.