Ramush Haradinaj dhe Shpend Ahmeti në konferencë për media Foto: KALLXO.com

Haradinaj: Dëshiroj të mbahem mend për 'Prishtinën e Re'

Kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti kanë nënshkruar marrëveshje për ndërtimin e ‘Prishtinës së Re’.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se ky plan pritet të zgjasë 10-20 vite derisa të përfundoj.

Sipas tij, në këtë pjesë duhet të kalojnë institucionet e Kosovës.

“Ne mendojmë se atje duhet të ndërtohen edhe objektet e Qeverisë, Presidenca, zyrë komunale e edhe për banim. Jemi zotuar që çdo hap ta bëjmë bashkë dhe çdo gjë do të jete transparente”, tha pas nënshkrimit të memorandumit, Ahmeti.

Ndërsa Haradinaj tha plani që diskutohet që 20 vjet, sot filloi zyrtarisht.

“Sot e kemi marrë një vendim shumë të madh. Ky projekt është folur që 20 vjet. Pas 20 viteve ky projekt po merr jetë. Hapësira për te cilën po flasim është shpallë zone e veçantë nga Qeveria. Tash, Qeveria dhe Komuna janë palë në zbatimin e këtij projekti që është në interes të institucione të vendit, kryeqytetit e gjithë qytetarëve”, tha Haradinajt.

Ai tutje tha se dëshiron që mbahet mend në histori për Prishtinën e Re.

“Kam dëshirë që ky brez i ri i politik bërësve të mbahet mend. Kam qef qe Historia të na mbanë mend për Prishtinën e re”, tha në mes tjerash Haradinaj.

Sipas të parit të Prishtinës, në Prishtinën e re pritet të ketë investime qindra miliona euro.

“Këtu parashihet edhe investim privat, përveç investimit të Qeverisë e Komunës. Do të ketë investime me qindra miliona euro”, tha ai.

Haradinaj ka treguar se në pjesën ku pritet të ndërtohet Prishtina e re, 64 hektar janë pronë komunale, 136 hektar janë pronë shoqërore dhe 117 hektarë janë të Qeverisë.