Haradinaj: Demonstrata e 11 marsit, epokë vendimtare për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar demonstratën e 11 marsit të vitit 1981.

Ai përmes një postimi në profilin e tij në Facebook tha se kjo ditë ka shënuar epokën vendimtare të historisë së Kosovës.

“Demonstrata e 11 marsit ‘81 shënon një epokë vendimtare në historinë më të re të Kosovës. Mijëra studentë zgjodhën rrugën e paqes për ta kundërshtuar shtypjen dhe pabarazinë. Në përvjetorin e demonstratave studentore, kujtojmë të gjithë ata që guxuan të kërkonin atë që iu takonte, të drejtën e tyre, dhe që i dolën zot këtij vendi, në rrugën drejt çlirimit”, ka shkruar Haradinaj.

Demonstrata e 11 marsit erdhi pasi me 4 mars studentët kishin protestuar për kushte më të mira në mensën e studentëve, me ç ‘rast u arrestuan shumë studentë.