Burimi FC i Ramush Haradinaj
Haradinaj dekoroi Ansamblin ‘Shota’ me medaljen ‘Gjergj Kastrioti- Skënderbeu’
17.10.2018 - 14:05
Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota”, është nderuar nga kryeministri i vendit Ramush Haradinaj me medaljen “Gjergj Kastriotit- Skënderbeu”.
Këtë medalje “Shota” e merr për kontributin në ruajtjen e këngëve dhe valleve tradicionale, si dhe përfaqësimin dinjitoz të trashëgimisë dhe vlerave tona kulturore kudo në botë.
Kryeministri Haradinja ka zhvilluar një takim të veçantë gjatë ditës së sotme me përfaqësuesit e Ansamblit “Shota”, me ç’rast edhe jua ka dorëzuar medaljen.