Haradinaj: Bllaca ‘99”, po ngritet në respekt dhe përkujtim të vuajtjeve të 440 mijë refugjatëve kosovarë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradianaj ka thënë se vënia e gur themelit të  muzeut “Bllaca 99”, është duke u ngritur me qëllim që të mos harrohet e kaluara e refugjateve shqiptar.

Sipas tij shtëpia muze fletë me zërin e ndërgjegjes kundër harresës dhe mizorisë së njeriut ndaj njeriut.

“ Qendra Përkujtimore e gjenocidit serb në Kosovë “Bllaca ‘99”, po ngritet në respekt dhe përkujtim të vuajtjeve, por edhe rezistencës së 440 mijë refugjatëve shqiptarë të Kosovës, që kanë kalu nepër Kampin e Bllacës dhe e cila do të shërbejë edhe si falënderim i përjetshëm botës demokratike, të prirë nga ShBA, që ia mbylli rrugën me drejtësi mizorisë, për ta rikthyer shpresën e një populli”, ka shkruar Haradinaj në facebook.

Sot nën patronatin e kryeministrit, Ramush Haradinaj është bërë vënia e gur themelit të Muzeut të gjenocidit serb ‘Bllaca 99’, në fshatin me të njëjtën emër të komunës së Hanit të Elezit.