Qeveria e Kosovës | Foto: Zyra e Kryeministrit

Haradinaj: Amerika do ta Mundë të Keqen

Kryeministri Ramush Haradinaj ngushëlloi sot shtetin dhe popullin amerikan, pas sulmit terrorist në New York.

Haradinaj, sipas një njoftimi të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, tha se sulmi ishte i drejtuar “kundër dinjitetit njerëzor dhe lirisë – sinonim i të cilës janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Duke ngushëlluar edhe familjet e viktimave të sulmit, Haradinaj shprehu bindjen se Amerika do ta mundë të keqen.

“Fuqia e ligjit duhet të rëndojë mbi krimin kudo dhe kurdo që ai shfaqet, prandaj, kosovarët i mban besimi se ShBA-ja dhe bota demokratike do të mundin të keqen dhe do ta mbrojnë lirinë”, shkruhet në telegramin e ngushëllimit të Haradinajt.

KALLXO.com shkroi dje për sulmin në Manhattan.