Mensa e studentëve, Foto: Kallxo.com

Shtyhet hapja e Mensës së Studentëve

Qendra e Studentëve në Prishtinë i ka njoftuar studentët që hapja e mensës është shtyrë deri më 8 tetor për shkak të punimeve që janë duke u zhvilluar në objektin e mensës.

“Ne si menaxhment i Qendrës së Studentëve, njoftojmë studentët banues dhe studentët tjerë që kanë fituar të drejtën për tu ushqyer në Mensë, se si rrjedhojë e kësaj gjendje jemi të obliguar që të shtyjmë afatin e hapjës së Menzës deri me datë 08.10.2018”, thuhet në njoftimin e Qendrës së Studentëve.

Objekti i Mensës së studentëve gjatë gjithë verës ka qenë në renovim si brenda dhe jashtë saj, ky renovim për disa arsye procedurale sips Qendrës së Studentëve është zgjatur jashtë parashikimeve të tyre.