Ilustrim, Foto: REL/Shutterstuck

Hapet thirrja për 200 vende të lira për punë praktike dhe trajnime

‘European College of Kosovo’ nën përkrahjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka shpallur të hapur “Thirrjen për aplikim”, për 200 të rinjë, nga mosha 18 deri në 24 vjeç, nga e gjithë Kosova që të aplikojnë për trajnim në punë dhe praktikë në punë në kuadër të projektit “Ndërmjetësimi në Punë për të Rinjtë”.

Afati i aplikimit është i hapur nga 31 korrik deri më 15 gusht. Praktika në punë dhe trajnimi në punë do të kenë një kohëzgjatje prej tre muaj dhe do të paguhen nga 150 euro për muaj.  

Fushta me prioritet janë, përpunimi i ushqimit dhe industria e paketimit, teknologjia informative, sektori i qendrave mbështetëse të klientëve, industria e përpunimit të metalit, industria e përpunimit të drurit, industria e tekstilit dhe turizmi. 

Të interesuarit mund ta gjejnë linkun për aplikim këtu.