Hapet Panairi i Tradicional për Diasporën

Organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, është hapur sot në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinës, Panairi Tradicional për Diasporën.

Veshje tradicionale kombëtare, punime artizanale dhe artistike, por edhe ato ushqimore do të qëndrojnë të ekspozuara në kuadër të këtij panairi deri 27 të këtij muaji, në kuadër të këtij panairi i cila mbahet në kuadër të aktivitetit ‘Ditët e Diasporës”.

Duke shpallur të hapur panairin e Diasporës, zv/ministri i Diasporës, Isni Kilaj ka potencuar rëndësinë që ka ky panair dhe “Ditët e Diasporës”, duke iu uruar sukses të gjithë pjesëmarrësve në këtë panair.

“Gjatë muajve tjerë ne organizojmë aktivitete të ndryshme në mbështetje të diasporës jashtë, ndërsa gjatë këtyre dy muajve ne bashkë me ju jeni këtë për të mbështetur dhe afrojmë diasporën tonë kudo që ata janë”, ka thënë Kilaj.

Edhe ky panair që u hap sot, sipas zv/ministrit Kilaj ka këtë qëllim dhe mesazh.

Kilaj ka njoftuar më tej se aktivitetet për diasporën do të zgjerohen edhe në mjedise tjera të vendit, ku to të ketë shumë aktivitete të dedikuara për bashkatdhetarët.

Për çdo vit gjatë dy muajve të verës në barë vendin organizohen aktivitete të ndryshme tradicionale dedikuar diasporës.