Hapet festivali i Gjelbër

Edicioni i tretë të Festivalit të Gjelbër do të hapet sot në sallën 1 Tetori në Prishtinë. Festivali i Gjelbër vjetorë treditorë i promovon bizneset e gjelbra të Kosovës dhe e ngritë vetëdijen dhe interesimin për riciklim, energji të ripërtëritshme dhe efiçiencë të energjisë.

Duke qenë se sektori i energjisë së gjelbër është ende në zhvillim në Kosovë, ky sektor paraqet mundësi të konsiderueshme për zhvillim ekonomik dhe krijim të vendeve të punës. Vitin e kaluar, 23 kompani pjesëmarrëse i kanë gjeneruar mbi 1.3 milion euro në shitje gjatë tri ditëve të kësaj ngjarjeje. Këtë vit, me 41 biznese kosovare që do t’i prezantojnë produktet dhe shërbimet e tyre në këtë festival, pritet që të lidhen më shumë kontrata dhe marrëveshje për eksportim. Festivali i këtij viti ka një pamje dhe koncept të ri, duke përdorur materiale të riciklueshme dhe të përshtatshme për mjedisin.

Festivali i Gjelbër organizohet dhe mbështetet nga Projekti EMPOWER Sektori Privat i USAID-it në partneritet me Sida-n dhe Klubin e Prodhuesve të Kosovës (KPK-në). GIZ-i, Ambasada e Mbretërisë së Holandës, ProCredit Banka, TEB-i dhe PFEGj i BERZh-it janë duke e mbështetur këtë ngjarje.

Edicioni i Tretë i Festivalit të Gjelbër do të mbahet nga data 19 deri më 21 shtator, 2018 në Sallën e Sporteve “1 Tetori” në Prishtinë.