Hapet Bursa Ballkanike për Gazetari 2016

A keni ndonjë ide për një lajm të madh? A dëshironi ta shkruani dhe raportoni në standardet më të larta, me mbështetje kualitative redaktorësh dhe buxhet bujar për shpenzime që u lejojnë ta eksploroni temën tuaj në thellësi? A dëshironi që lajmi juaj të publikohet në gjithë Evropën Juglindore dhe madje të ketë ndikim ndërkombëtar?

Nëse përgjigja ndaj këtyre pyetjeve është ‘PO’, tani është koha të aplikoni për Bursën Ballkanike për Gazetari Cilësore.

Çdo vit, dhjetë gazetarë përzgjidhen përmes një konkursi të hapur për të pranuar fonde dhe mbështetje profesionale për ta hulumtuar thellësisht një temë me rëndësi për rajonin dhe Bashkimin Evropian – tema për 2016 është BESIMI.

Është një mundësi për ta avansuar karrierën e juaj dhe për të punuar në një lajm për të cilin do të jeni krenar. Ju do të mbështeteni nga redaktorë dhe gazetarë me përvojë nga rajoni. Artikujt nga programi do të publikohen nga BIRN dhe nga rrjete mediash të njohura rajonale dhe ndërkombëtare. Tre artikujt më të mirë, të përzgjedhur nga një juri e pavarur, do të fitojnë çmime në para.

Në këtë garë mund të aplikojnë gazetarë me përvojë nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Rumania, Greqia dhe Serbia.

Dërgoni aplikacionin tuaj me propozimin për një artikull të bazuar në temën BESIMI deri më 1 mars.

Aplikantët që do të përzgjedhen nga një komision i pavarur për të marrë pjesë në këtë program do të marrin një bursë prej 2,000 eurosh dhe deri në 2,000 euro shpenzime për udhëtim dhe hulumtim. Ata gjithashtu do të ndjekin seminare ndërkombëtare dhe do të pranojnë udhëzime dhe këshillime një-me-një për artikujt e tyre.

Për më shumë informacione rreth kushteve dhe mënyrës së aplikimit, klikoni këtu: http://fellowship.birn.eu.com/en/fellowship-programme/application-call-2016