‘Hanibali i nëntokës’ shfaqet sot në Teatrin e Gjilanit

Shfaqja “Hanibali i nëntokës” e dramaturgut bullgar Hristo Boytchev, me regji të Fatlum Hazirit, ngjitet  sot në ora 20:00 në skenën Teatrin e Qytetit të Gjilanit.

Shfaqja është prodhim i Teatrit ‘Adriana’ të Ferizajt dhe në Gjilan shfaqe në kuadër të marrëveshjeve të teatrove të qyteteve mbi shkëmbimin e shfaqjeve.

“Hanibali i nëntokës” është një komedi serioze e rikontekstualizuar e temave socio-politike që nga para historia e deri më tani. Problemet globale janë të inkorporuara dhe të paraqitura në rrethana dhe dimensione të ndryshme.

Për të parë shfaqjen qytetarët duhet të paguajnë biletën prej 2 eurove. Kurse studentët, pensionistët dhe kategori tjera sociale, vetëm një euro.