Njoftimi i gazetarëve për dhurimin e karrocave | Foto: KALLXO.com

‘Handikos’ i Dhuron QKUK-së 40 Karroca

Qendra Klinike Universitare të Kosovës ka pranuar donacionin prej 40 karrocave për bartje të pacientëve në nevojë nga “Handikos”-i.

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës  Curr Gjocaj tha se me “Handikos”-in bashkëpunimi është i mirë edhe në fusha tjera.

“Me ‘Handikos’-in kemi pasur  bashkëpunim të mirë ndër vite, jemi duke punuar për funksionalizim të komisioneve të përbashkëta për QKUK dhe gjithë SHSKUK  që kanë të bëjnë me zbatimin e Ligjit për Tetraplegjikë dhe Paraplegjikë, pra komisione që do të bëjnë vlerësimin e gjendjes shëndetësore të këtyre kategorive, po ashtu, kemi funksionalizuar edhe  njësinë spinale në kuadër të Klinikës së Ortopedisë, e cila është në fillet e saja dhe pritet  të zhvillohet”, tha  Gjocaj.

Sot qeveria në detyrë e Kosovës miratoi rregulloren e komisionit që do të vlerësojë gjendjen shëndetësore të personave tetraplegjikë dhe paraplegjikë, nga i cili vlerësim pastaj do të përcaktohet statusi dhe të drejtat e tyre.

http://kallxo.com/miratohet-rregullorja-per-personat-aftesi-te-kufizuara/

Në anën tjetër,  Afrim Maliqi, drejtor i “Handikos”-it tregoi se për çfarë qëllimi i dhanë karrocat për QKUK-në.

“Në kuadër të bashkëpunimit me QKUK, kemi  vendosur që të dhurojmë 40 karroca që do të shërbejnë për bartje të pacientëve me lëvizje të kufizuara, por edhe pacientëve të tjerë në nevojë”, tha  Maliqi.

Sipas tij, bashkëpunimi me QKUK, por edhe me Ministrinë e Shëndetësisë ka qenë i mirë, por nevojitet përkrahje edhe më e madhe nga ana e institucioneve, meqë  “Handikos”-i  tash për tash punën e saj e bazon në projekte të ndryshme.

Zëvendësministri i Shëndetësisë Izet Sadiku tha se ministria e ka ndihmuar “Handikos”-in për funksionalizim të punishtes së karrocave.

“Ministria e Shëndetësisë  ka pasur dhe ka bashkëpunim të mirë me ‘Handikos’-in. Falë këtij bashkëpunimi ne kemi përkrahur dhe të vazhdojmë të përkrahim zbatimin e legjislacionit në fuqi që ndërlidhet me këtë kategori”, tha Sadiku.

Së fundmi SHSKUK ka pranuar një donacion tjetër që ishte barna brufen

http://kallxo.com/brufena-donacion-per-shendetesine-e-kosoves/

Edhe “Handikos”-i që dhuroi karroca për QKUK-në, vitin e kaluar pranoi si donacion pajisje dhe karroca.

http://kallxo.com/ndihma-450-pajisje-dhe-karroca-per-handikos/