HANDIKOS behet me 6 kolektorë diellor për gjenerimin e ujit të ngrohtë

Komuna e Prishtinës njofton e ka nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit me  CIMIC Autcon nga Republika e Astrisë, përmes të cilit do të vendosen 6 kolektorë diellor në çatinë e objektit të HANDIKOS, për gjenerimin e ujit të ngrohtë.

“Njësia do të ketë rezervar me kapacitet deri në 1000 litra, me qark të kthimit, me modul të ujit të freskët si dhe me tubacionin e kërkuar. Vlera e projektit është 14.000 euro, dhe do të bashkëfinancohet nga Komuna dhe CIMIC Autcon”, thuhet në njoftimin e Komunës.