Halil Kastrati: Edhe 28 shtëpi për familjet në nevojë

Shoqata “Jetimat e Ballkanit” sot ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi edhe me tri komuna të Kosovës, për ndërtimin e 28 shtëpive për familje në nevojë, shkruan rtv21.tv.

Në komunën e Pejës do të ndërtohen 12 shtëpi, në Klinë 6, ndërsa në komunën e Deçanit 10 shtëpi.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Halil Kastrati nga shoqata “Jetimat e Ballkanit”.

“Edhe 28 shtepija te reja Jetimat e Ballkanit sot nenshkruan memorandum bashkepunimi edhe me tri komuna te Kosoves Me komunen e Pejes ku do te ndertohen 12 shtepi Per secilen shtepi komuna partecipon me shumen prej 5 mije eurove ndersa pjesen tjeter donatoret e shoqates sone Me komunen e Deçanit ku do te ndertohen 10 shtepi Per secilen shtepi komuna partecipon me shumen prej 5 mije eurove ndersa pjesen tjeter donatoret e shoqates sone Memorandume bashkepunimi do te kemi edhe me shume komuna tjera diteve ne vazhdim. Bamires Zoti ju shperblefte”, ka shkruar Kastrati në Facebook.

Ndryshe, shoqata “Jetimat e Ballkanit” ka bashkëpunuar edhe me komunat e tjera për të ndërtuar shtëpi për familjet në nevojë./21Media