Arkiv - Kryetari i komunës së Istogut, Haki Rugova, në gjyq. Foto: Kallxo.com

Haki Rugova sërish nuk paraqitet në gjykatë, shtyhet seanca ndaj tij

Seanca gjyqësore ndaj Haki Rugovës, në procesin gjyqësor për konflikt interesi është shtyrë sërish. Arsye e shtyrjes së seancës është udhëtimi zyrtar i kryetarit të Istogut Haki Rugova.

Kryetari Rugova ngarkohet me akuzën për konflikt interesi, pasi Agjencia Kundër Korrupsionit kishte paraqitur kallëzim penal ndaj tij, kjo pas raportimit të marrë nga BIRN dhe Internews Kosova.

“Agjencia Kundër Korrupsionit më 11 gusht 2017, ka pranuar informacionin nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese ‘BIRN’ dhe ‘Internews’ kundër Haki Rugova për shkak të mundësisë së veprës penale: konflikt i interesit”, thuhet në arsyetimin e kallëzimit penal të Agjencisë.

https://kallxo.com/pas-raportimit-te-drejtesia-ne-kosove-nisin-hetimet-ndaj-kryetarit-te-istogut/

 

Seanca e shqyrtimit fillestar ndaj tij kishte dështuar të mbahej shkaku i mos pajisjes së mbrojtjes me shkresa të lëndës nga ana e prokurorit.

https://kallxo.com/shtyhet-seanca-gjyqesore-ndaj-haki-rugoves/

 

Në janar të këtij viti  Prokuroria ngriti aktakuzën ndaj kryetarit të Istogut.

https://kallxo.com/raportimi-i-drejtesia-ne-kosove-prokuroria-ngrit-aktakuze-ndaj-haki-rugoves/

 

Haki Rugova dyshohet se më 1 gusht 2014 në cilësinë e kryetarit të Komunës së Istogut me dashje ka marrë pjesë personalisht në nënshkrimin e kontratës ‘Ndërtimi i Kanalizimit Fekal në Fshatin Cerrcë-Lubozhdë- Faza e Parë”.

 

Tenderin për ndërtimin e këtij kanalizimi e fitoi “’MA-CON’ sh.p.k, në pronësi të Gani Rugovës, në vlerë prej 289,119.85 euro, kështu duke mundësuar interes financiar për të [Haki Rugovën] dhe personin juridik që ka të bëjë me të”.

 

Më poshtë mund të gjeni Hulumtimin e Drejtësia në Kosovë, në lidhje me ketë rast.

 

 

https://kallxo.com/hulumtim-komuna-e-familjes-rugova/

.