Arkiv - Policia e Shtetit

Hajni i telefonave filmohet nga kamerat e sigurisë - Pamje

Policia e Tiranës ka publikuar pamjet teksa një person shihet duke vjedhur celularë në një dyqan. Në pranga është vënë personi, i cili ka vjedhur dy celularë me vlerë 70 mijë lekë.

Komisariati i Policisë Nr.2, TiranëVijon puna për zbardhjen, dokumentimin dhe kapjen e autorëve të vjedhjeve të ndodhura më parë, si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim.Kapet dhe ndalohet një person, i cili u identifikua nëpërmjet pamjeve filmike, pasi kishte vjedhur dy telefona me vlerë rreth 70.000 lekë në një dyqan celularësh. Kapet dhe ndalohet edhe një shtetas, i cili ishte i shpallur në kërkim për dhunë në familje.Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, pas analizmit të pamjeve filmike, si dhe informacioneve të marrra në rrugë operative mbi vendodhjen e personit të dyshuar si autor i vjedhjes së celularëve, kanë organizuar punën duke bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit : A. A., 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi më datë 16.07.2019 në orët e mbrëmjes, në rrugën “Sulejman Delvina” ka hyrë në një dyqan dhe ka vjedhur dy aparate celulare, me vlerë rreth 70.000 lekë të reja. Vijon puna hetimore, pasi dyshohet se ky shtetas ka kryer edhe vjedhje të tjera.Gjithashtu po nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, u bë e mundur edhe kapja e personit në kërkim E.G., 27 vjeç, banues në Krujë, i dënuar më parë për “Prodhimi, mbajtja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Shtetasi E.G. ishte shpallur përson në kërkim nga ana e Komisariatit të Policisë Nr.2, për veprën penale "Dhuna ne familje", pasi ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.Materialet i kaluan Prokurorise së Rrethit Gjyqesor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Publiée par Policia e Shtetit sur Jeudi 18 juillet 2019

Njoftimi i plotë i Policisë:

Komisariati i Policisë Nr.2, Tiranë

Vijon puna për zbardhjen, dokumentimin dhe kapjen e autorëve të vjedhjeve të ndodhura më parë, si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Kapet dhe ndalohet një person, i cili u identifikua nëpërmjet pamjeve filmike, pasi kishte vjedhur dy telefona me vlerë rreth 70.000 lekë në një dyqan celularësh.

Kapet dhe ndalohet edhe një shtetas, i cili ishte i shpallur në kërkim për dhunë në familje.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, pas analizmit të pamjeve filmike, si dhe informacioneve të marra në rrugë operative mbi vendodhjen e personit të dyshuar si autor i vjedhjes së celularëve, kanë organizuar punën duke bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit : A. A., 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi më datë 16.07.2019 në orët e mbrëmjes, në rrugën “Sulejman Delvina” ka hyrë në një dyqan dhe ka vjedhur dy aparate celulare, me vlerë rreth 70.000 lekë të reja. Vijon puna hetimore, pasi dyshohet se ky shtetas ka kryer edhe vjedhje të tjera.

Gjithashtu po nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, u bë e mundur edhe kapja e personit në kërkim E.G., 27 vjeç, banues në Krujë, i dënuar më parë për “Prodhimi, mbajtja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Shtetasi E.G. ishte shpallur person në kërkim nga ana e Komisariatit të Policisë Nr.2, për veprën penale “Dhuna ne familje”, pasi ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.