Ilustrim

Hajnat vjedhin dukat në Bukosh të Vushtrrisë

Një person ka raportuar se disa persona kanë depërtuar me forcë përmes dritares në shtëpinë e tij, e që ç ‘rast kanë vjedhur stoli ari.

Vjedhja ka ndodhur dje në fshatin Bukosh të Vushtrrisë në orën 17:40

“Pas një pune hetimore zhvilluar nga Policia është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes”, ka njoftuar Policia e Kosovës.