Ilustrim

Hade, arrestohet i dyshuari për vjedhje të thëngjillit

Një person është arrestuar mbrëmë në fshatin Hade të Obiliqit për vjedhje të thëngjillit.

Mbrëmë rreth orës 21:30, njësia policore njofton se ka vërejtur një person të dyshuar i cili me kamionin e tij ishte duke vjedhur thëngjill nga shiriti transportues i thëngjillit.

Me të vërejtur policinë, i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes duke mos përfillur shenjën e policisë për t’u ndalur.

Policia ka njoftuar se gjatë arrestimit të të dyshuarit në shtëpinë  e tij, familjarët e të dyshuarit kanë penguar njësitin policor në detyrë zyrtare.

I dyshuari për vjedhje të rëndë, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.