Antonio Guterres - Foto: Rtv21

Guterres: Alarm i Kuq për Botën Tonë

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, në mesazhin e tij për Vitin e Ri, bëri thirrje për më shumë unitet në vitin 2018.

“Nacionalizmi dhe ksenofobia janë në rritje, pabarazia po rritet, ndryshimet klimatike po përshpejtojnë dhe bota sheh shkelje të tmerrshme të të drejtave të njeriut. Shqetësimi global ndaj armëve bërthamore ka qenë më i madhi që nga Lufta e Ftohtë”, tha Guterres.

Ai tha se rolin në OKB e mori me shpresë se 2017 do të ishte një vit i paqes, por ishte e kundërta.

“Për fat të keq, bota ka shkuar kundër mënyrave fundamentale. Unë bëj një paralajmërim, një alarm të kuq në botën tonë”, shtoi Guterres.

Ai bëri thirrje për unitet në mënyrë që “të zgjidhen konfliktet, të kapërcehet urrejtja dhe të mbrohen vlerat e përbashkëta”. /21Media