FOTO: KALLXO.com

GSPJ kërkon rritjen e punës së prokurorisë në rastet e korrupsionit

Grupi për Studime Juridike dhe Politike prezantoi raportin  “Monitorimi i Planit Strategjik të KPK-së’, në lidhje me atë se  sa po qëndron sistemi prokurorial në luftën kundër korrupsionit dhe krimit ekonomik.

Bardha Maxhun, autore e raportit  ka thënë se në bazë të afateve ligjore shumë prej rasteve janë në rrezik që të parashkruhen.

“Bazuar se si janë proceduar kallëzimet penale gjatë periudhës 2016-2018 vërejmë se një numër i konsiderueshëm i kallëzimeve penale për  vitin 2017 nëpër të gjitha prokuroritë është hedhur poshtë, me arsyetimin se nuk përfshinë elementet e parapara. Duke pasqyruar një mungese te profesionalizimit në aspektin elementar. Shpesh herë vë në dyshim qëllimin e vërtetë se pse këto aktakuza janë të paqëndrueshme. Në këtë drejtim kemi edhe një numër të vogël të aktakuzave të ngritura ku për vitin 2017 vetëm 40% kanë rezultuar në aktakuza të ngritura”, tha ajo.

Ajo listoi rekomandimet e kësaj organizate lidhur me këto çështje.

“Si rezultat i të gjeturave, kemi ardhur në këto rekomandime: për komisionin mbikëqyrës është që të ofroj pasqyre të plotë të lendeve të korrupsionit të viteve 2001-2013 dhe informata lidhur me mënyrën se si janë proceduar ato, gjithashtu të ndermirën masa disiplinore ndaj prokuroreve që janë treguar neglizhent në punën e tyre”, shtoi Maxhuni.

Agim Maliqi, gjyqësor i gjykatës supreme të Kosovës, tha se ka pasur rritje sa i përket trajtimi të rasteve.

“Nëse krahasojmë raportet e muajit gusht 2017 dhe muajit gusht 2018 kemi një progres në trajtimin e këtyre lëndeve, dhe është një numër prej 47 lënde më pak se vitin e kaluar. Ne kemi edhe dy projekte shume të rëndësishme qe do të hyjnë më detale të rishikimit, eventualisht të lendeve të cilat janë përfunduar në aktgjykime te formës se prere. Normalisht kjo do të shikohet prej perspektives se sa janë trajtuar seriozisht nga prokurori i shtetit dhe gjykata e shkalles se pare, se dyte dhe te trete. Shumë lënde mund te vjetërsohen, për shkak të mos trajtimi të tyre, një numër i caktuar i lendeve me vite të tera mund të mbeten ne prokurori pastaj me një periudhë kohore të barten në gjykatë”, ka thënë Maliqi.

Ehat Maliqi nga Instituti Kosovar i Drejtësisë tha se bazë të të dhënave të IKD-së kane vërejtur se mbi 70 raste janë mbyllur nga prokuroria pa u dërguar në gjykatë.

“Në bazë të trajtimit të mbi rasteve se pothuajse në te gjitha këto raste, prokuroria nuk e ka zbatuar afatet ligjore por qe ka pasur raste edhe qe janë mbyllur. Nga viti 2017 me një vendim të prokurorit të shtetit Aleksandër Lumëzit të gjithat prokuroritë e kanë ndërprere këtë bashkëpunim. Në baze te monitorimit strategjik te IKD-së vërehet se mbi 70 raste qe dërgohen nga policia në prokurori, të njëjtat mbyllen nga prokuroria, pa e dërguar në gjykatë.50% e rasteve shtyhen pasi që mungojnë prokuroret”, tha Maliqi.

Gjatë tryezës, ai ka përmendur edhe rastin e veteranëve mashtrues, që sipas Maliqit, publikimi i të dhënave personale është e paligjshme dhe se shtimi i numrit mbi 1000 veteranë të vërtetë është bërë për tu dëmtuar rasti.

“Kemi rastet Pronto, Stenda, Veteraneve të rremë dhe rasti i drejtorit për Krime Ekonomike Emin Beqirit. Nëse marrim për baze afatet ligjore të gjitha këto nuk respektohet në asnjërin rast. Përderisa në rastin ‘Stenda’ kemi një aktakuze ngritur nga zyra e prokurori të shtetit e cila është nje skandal. Rasti për veteranet ku në aktakuze janë përfshire emrat e 2000 dëshmitareve, të dhënat e tyre, numri personal, dhe asnjëherë nuk ka qene e ligjshme shfaqja e të dhënave të tyre personale. Siç duket me qellim te prishjes se këtij rasti, prokuroria speciale në kuadër të aktakuzës ka futur mbi 1000 veteraneve te vërtet në mënyrë që në publik ky rast të prishet”, ka thënë ai.