Grupi i njohur francez ‘Les Coureurs de rempart’ performon nesër në Prishtinë

Organizuar nga Ambasada e Francës dhe Komuna e Prishtinës nesër në mbrëmje, duke ora 20:00 mbahet koncerti i grupit të njohur nga Franca “Les Coureurs de rempart”.

Ambasada franceze në Prishtinës, njofton përmes një komunikate se në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës me rastin e “Festës së Muzikës” më 22.06.2019 në Pishinën e Gërmisë do të mbahet një koncert ku do të performojë grupi i njohur nga Franca “Les Coureurs de rempart”.

Pjesë e këtij koncerti, sipas komunikatës së Ambasadës së Francës, do të jetë edhe grupi muzikor “Kalascima” nga Italia dhe emra të njohur të muzikës shqiptare.

Koncerti i nesërm mbahet edhe në në kuadër të aktiviteteve të komunës 20/20, për shënimin e 20 vjetorit të çlirimit të Prishtinës.

Në këtë koncert do të performojë grupi i njohur nga Franca “Les Coureurs de rempart” dhe emra të njohur të muzikës shqiptare si: Elina Duni, Asgjë Sikur Dielli, Sytë, Yll Megi, Rubin Beqo, si dhe grupi i njohur nga Italia Kalascima”, thuhet në njoftimin e ambasadës franceze.