Foto: RTV 21

Gruevski e ka pranuar emrin e ri që në 2008, do ta bindte popullin me dy muaj fushatë

Emri “Republika e Maqedonisë së Veriut” ose “Maqedonisë Veriore” ka qenë i pranueshëm edhe për qeverinë e kaluar. Këtë e dëshmon një dokument i Wikileaks, që zbardh bisedat e vitit 2008 të ambasadores së atëhershme ShBA-ve, Gillan Milovanoviq me kryeministrin Nikolla Gruevski dhe presidentin Branko Cërvenkovski.

Ndër të tjera, në të Gruevski citon një sondazh të VMRO-DPMNE-së, ku tregon se vetëm 13% e maqedonasve do ta mbështesnin një emër të tillë. Megjithatë, sipas Gruevskit me një fushatë dy mujore, populli do të bindej për emrin “Republika e Maqedonisë së Veriut”.

“Maqedonia/Greqia: Çfarë iu duhet maqedonasve për ta zgjidhur çështjen e emrit?”

“Megjithatë, nëse ka një propozim për emër të tillë, me parantezë, që të përdoret kudo që tani përdoret FYROM, dhe që kombësia dhe gjuha do të quhen Maqedonase, Gruevski ka shfaqur kofidencë se publiku do ta përkrahë këtë në referendum. Ai tha se do ta përkrahë këtë dhe do të pres presë përkrahje edhe nga Presidenti Cërvenkovski, komuniteti ndërkombëtar dhe mediat, dhe me dy muaj fushatë, publiku do ta pranojnë”.

Ish-kryeministri Gruevski mohon që para 10 viteve ta ketë pranuar emrin “Republika e Maqedonisë Veriore”. E akuzon pushtetin për shpifje.

“Këto janë përpjekje të kota. Me siguri të tilla do të ketë edhe shumë gjatë kësaj fushate. Ata tani janë në fushatë dhe do të dëgjojmë edhe shumë marrëzi dhe shpifje të ndryshme. Po të pajtohesha me gjithçka që donin grekët, do të pajtoheni se sot gjërat do të ishte ndryshe, por unë jam njeri me principe, para së gjithash me dinjitet”, tha Nikolla Gruevski, ish-kryeministër.

Për bisedimet e dikurshme për emrin, ka folur edhe Ministri i Jashtëm grek Nikos Kocijas. Ai thotë se Gruevski ka aktruar sikur dëshiron zgjidhje.

“Dihet që Gruevski nuk donte kurrfarë zgjidhje për çështjen e emrit. Me qëllim që ta mashtronte komunitetin ndërkombëtar, ai aktronte se përulet para presionit që të pranojë kompromis. Askush nuk i besonte, përveç, zotit Micotakis”, u shpreh Nikos Kocijas, ministër për Punë të Jashtme i Greqisë.

Dokumentin e Wikileaks, kryetari i Demokracisë së Re, Kirjakos Micotakise e ka konsideruar tragjik. Sipas tij kjo vërteton se kryeministri Cipras dhe ministrat Kamenos e Kocijas, duan që marrëveshjen shumë të dëmshme ta paraqesin si sukses për Greqinë, e që i plotëson kërkesat e Shkupit./21Media

Gruevski e ka pranuar emrin e ri që në 2008, do ta bindte popullin me dy muaj fushatë

Gruevski e ka pranuar emrin e ri që në 2008, do ta bindte popullin me dy muaj fushatë

Publiée par TV21 sur Mardi 4 septembre 2018