Gruda: Demarkacioni me Malin e Zi, Cenon Integritetin Territorial të Kosovës

Anëtari i Komisionit qeveritar për vlerësimin e marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, Zejnullah Gruda, tha se kjo marrëveshje e cenon integritetin territorial të Kosovës.

Marrëveshja e nënshkruar në vitin 2015 nuk është ratifikuar ende nga Kuvendi i Kosovës për shkak të mospajtimeve me përmbajtjen e saj.

Është cenuar rëndë tërësia territoriale e Kosovës”, tha ai gjatë raportimit para Qeverisë së Kosovës..

Ai tha se edhe agjenda e takimeve ndërmjet palëve ka qenë konfuze.

“Ka ndodhë që dy delegacionet të shkojnë në bisedime me agjenda të ndryshme. Mali i Zi ka shkuar për të vënë kufi, është delimitacion – jo demarkacion. Komisioni ynë nuk ka pasur platformë të bisedimeve”, tha ai.

“Komisioni ynë ka tejkaluar mandatin, ku për dy vite ka biseduar me palën malazeze, jo për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror, por caktimin e kufirit që nuk ka qenë në mandatin e tyre”, shtoi ai.