Gruaja viktimë e tentim-dhunimit në Skenderaj

Policia në rajonin e Skenderajt ka njoftuar për një rast ku një burrë ka tentuar ta dhunoj seksualisht një grua në komunën e Skenderajt. Sipas njoftimit të policisë i dyshuari ishte futur në orën 6 të mëngjesit në shtëpinë e viktimës dhe aty kishte tentuar ta dhunojë viktimën. E njëjta sipas raportit kishte shpëtuar nga akti dhe e kishte denoncuar rastin në polici.
Raporti saktëson se personi i dyshuar është arrestuar dhe është dërguar në paraburgim