Foto: Ilustrim

Gruaja Sulmon Fizikisht Burrin

Ngjarja sipas Policisë ka ndodhur dje rreth orës 14:00 në Prishtinë.

“Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij e dyshuara femër K-Shqiptare”, njofton Policia në raportin e saj të përditshëm.

Sipas këtij raporti, me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ky rast nga Policia po trajtohet si dhunë në familje.