Foto: Ilustrim

Gruaja Plagoset me Revolen e Burrit

Një grua është plagosur me armë zjarri mbrëmë rreth orës 22:50 në Tërstenik të Pejës.

Sipas Policisë, viktima ka plagosur aksidentalisht veten në dorë. Arma me të cilën ajo është plagosur ishte e bashkëshortit të saj.

Sipas raportit të përditshëm policor, Policia i është përgjigjur rastit dhe në sallon të shtëpisë është gjetur dhe konfiskuar arma e llojit pistoletë “TT” me një karikator me një fishek dhe një gëzhojë cal.7.62 mm.

E plagosura pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit të njëjtit me vendim të prokurorit janë liruar.

Policia këtë rast po e trajton si armëmbajtje pa leje.