Gruaja nuk është pronë

Rrëfimet e grave që kanë përjetuar dhunë nga familjarët e tyre u transmetuan në emisionin ‘Jeta në Kosovë’.

Cilat janë problemet që gratë hasin në luftën për drejtësi lidhur me dhunën ndaj tyre?

Çfarë thonë institucionet që janë të paraparë të luftojnë këtë dhunë?

Në RTK nga ora 20:15 ndiqni filmin dokumentar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara në Kosovë lidhur me dhunën ndaj grave.

Më pas transmetohet debati në studio për këtë çështje me të ftuarit: Afrim Ahmeti, Policia e Kosovës Arben Hoti, Gjykata Themelore e Prishtinës, Besa Domi, UNMIK,  Luljeta Aliu, aktiviste ,Laura Kryeziu, gazetare  dhe Kreshnik Gashi, Drejtësia në Kosovë.

 

Këshilli i Europës në Strasburg, Francë. Foto: Antigonë Isufi/ Kallxo.com

Këshilli i Europës në Strasburg, Francë. Foto: Antigonë Isufi/ Kallxo.com

Komiteti për Politikë në kuadër të Këshillit të Europës i ka hedhur poshtë amandamentet e propozuara nga Serbia, njëherësh nuk e ka kaluar as amandamentin e propozuar nga Italia, i cili rekomandonte përfshirjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Ky takim në Këshillin të Europës ku po qëndron ekipi i Kallxo.com ishte i mbyllur, por lajmin që nuk janë votuar amandamentet e Serbisë e dha Besnik Tahiri i cili është pjesë e delegacionit të Kuvendit të Kosovës në KiE.

“ Nuk janë miratuar- të gjitha janë refuzuar”- tha Tahiri për Kallxo.com.

Gjithsej ishin 15 amandamente për raportin e raportueses për Kosovë, Dora Bakoyannis.

Ky opinion i Bakoyannis që pritet të votohet sot nga ora 17:00 nga delegatët e shteteve anëtare të KiE, rekomandon anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës pa asnjë parakusht shtesë.

Nëse 2/3 e delegatëve të vendeve anëtare do ta votojnë përfundimisht Opinionin e miratuar nga Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci më 27 mars, kjo do i hapë rru votimit të fundit nga ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare në muajin maj.

Në hapin e parë, raporti u miratua me 31 vota për, katër kundër dhe një abstenim.

Kundër votuan dy deputetë nga Serbia, një nga Mali i Zi dhe një nga Bosnja e Hercegovina.

Për më tepër, opinioni kërkon largimin e fusnotës nga denominimi i Kosovës, fusnotë e cila është përdorur që nga viti 2012 në çdo raport dhe komunikim mbi dhe me Kosovën. Gjithashtu, rekomandohet që Kosova të ftohet si shtet (state), sipas nenit 4 të Statutit të KiE, dhe jo si vend (country), sipas nenit 5.

Kosova ka aplikuar më 12 maj 2022, për anëtarësim në Këshillin e Evropës, me dorëzimin e aplikacionit nga Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla.

Ndërsa si shtet, Kosova do të bëhet e barabartë me 46 vendet e tjera anëtare.