Foto: Ilustrim

Gruaja Gënjen Policinë, Inskenon Plaçkitje

Policia e Kosovës është përballur me një rast të çuditshëm në Komunën e Mitrovicës ku një grua dyshohet se raportoi rrejshëm për një plaçkitje në shtëpinë e saj.

Dje në orët e hershme të mëngjesit, e dyshuara kishte thirrur policinë për të raportuar se dy persona i kanë hyrë në shtëpi dhe i kanë vjedhur 70 euro së bashku me një arkë të kursimit të fëmijëve.

Ajo po ashtu kishte deklaruar se personat i kishin hyrë në shtëpi të maskuar dhe më pas ishin larguar në drejtim të panjohur.

Sipas raportit ditor, ekipet policore me të dalë në vendgjarje konstatuan se gruaja e kishte inskenuar rastin dhe raportimi i saj ishte i pavërtetë.

Nuk raportohet për arrestim, ndërsa rasti sipas policisë shkon në procedurë të rregullt.