“Grevistët e Çeliktë” Kërkojnë Kthimin e Tendës

Ata i kanë bërë 657 ditë grevë para ndërtesës së qeverisë në kërkim të zbatimit të vendimeve të të gjitha instancave të drejtësisë në Kosovë për kompensim material të 912 punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje pas largimit të padrejtë nga puna në periudhën 1990-1999.

Këta ish-punëtorë grevën e nisëm më 27 maj 2014. Atëherë ishin 45 persona që kërkonin 25 milionët e kompensimit për të gjithë ish-punonjësit e fabrikës.

Njazi Asllani, kryetar i Këshillit Grevist tha për KALLXO.com se po kërkojnë tendën e tyre dhe se kanë dërguar kërkesë te kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti për rikthimin e saj.

” Po qëndrojmë çdo ditë këtu, dje kemi qëndruar nëpër shi. E kemi pas një çadër tmadhe të vendosur këtu për të mos u lagur nga shiu, por Policia erdhi dhe na e hoqi, nuk e di se çka ju pengoi. Por ne vazhduam dhe qëndruam këtu, edhe pse moti ishte shume i keq,” tha Asllani.

Tenda e ish- punëtorëve të Fabrikës së gypave u largua nga ana e policisë për shkaqe të sigurisë me 26 shkurt, pas protestës opozitare, bashkë me tendat që opozita kishte vendosur para Kuvendit.

http://kallxo.com/live-zgjedhja-e-presidentit/

Policia njoftoi atë ditë se në tenda kishte gjetur koktej molotovi e gaz lotsjellës.

http://kallxo.com/policia-gjetem-lotsjelles-e-molotov-ne-tenda/

KALLXO.com dhe Gazeta Jeta në Kosovë shkruan edhe më herët për grevën e ish-punëtorëve të Fabrikës së Tubave.

Burrat e Çelikut

Njazi Asllani që është edhe nënkryetar i Sindikatës së këtyre ish-punëtorëve tha në shkurt të këtij viti se grevistët po sakrifikonin shumë dhe familjet e tyre po e ndienin dhe vuanin mungesën. [interaction id=”56e34cbc251215382ec5d862″]