Foto: Kallxo.com

Greva shtyn gjykimin për pronë mes vëllait e motrës

Në Gjykatën Themelore të Mitrovicës ishte parapare që të mbahet gjykimi lidhur me kontestin ndërmjet motrës dhe vëllait.

Greva e filluar më 4 korrik ka bërë që gjyqtari të mos e mbajë seancën.

Në këtë kontest, motra e ka paditur vëllain lidhur me pronën që babi i ndjerë ia kishte lënë djalit me kontratë mbi dhuratën.

Sipas padisë i ndjeri J.D., para vdekjes së tij kishte lidhur kontratën për dhuratë lidhur me paluajtshmërinë me sipërfaqe prej 448 metra katrorë, që gjendet në komunën e Mitrovicës.

J.D., përmes kësaj kontrate këtë pronë ia kishte dhuruar djalit të tij, V.D.

Kurse përmes kërkesëpadisë N.I. (motra e të lartcekurit) kërkon që t`i njihet ¼ e pjesës së pronës e cila përbëhet prej paluajtshmërisë me sipërfaqe prej 448 metra katrorë.

Ajo (N. I.) po ashtu kërkon që t`i lejohet e drejta që këtë paluajtshmëri ta regjistrojë në emrin e saj në regjistrin e të drejtave të pronës se paluajtshme pranë Zyrës Komunale të Kadastrit në Mitrovicë.

Seanca e kaluar lidhur me këtë raste është mbajt me 19 qershor.

Kurse në këtë seancë më propozimin e përfaqësuesit të palës paditëse Agim Lushta ishte paraparë që të dëgjoheshin palët ndërgjyqëse.

Lushta kishte propozuar që seanca të shtyhet në mënyrë që pala paditëse të deklarohet në prani të paditurit, e po ashtu për seancën e ardhshme të ftohjet dëshmitari U. G..

Meqenëse ky propozim nuk ishte kundërshtuar as nga përfaqësuesi i palës së paditur Xhafer Maliqi, gjyqtari Naim Meholli me aktvendim kishte aprovuar propozimin që të shtyhet seanca.

https://kallxo.com/perballja-ne-gjyq-per-ndarjen-e-prones-se-trasheguar-mes-motres-dhe-vellait/