Çekani i gjykatës - Foto: KALLXO.com

Greva e avokatëve, dështojnë shumica e 71 seancave në Gjykatën e Prizrenit

Nga 71 seanca të parapara të mbahen sot në Gjykatën Themelore të Prizrenit dhe degët e saj në Suharekë e Dragash shumica kanë dështuar si rezultat i grevës së avokatëve.

Sipas zëdhënëses së Gjykatës, Afërdita Kicaj, gjatë ditës së sotme janë mbajtur vetëm seancat me paraburgime dhe ato ku palët nuk kanë pasur avokatë, pra ato ku mbrojtja nuk është e domosdoshme.

Avokatët e Kosovës kanë nisur dje një bojkot të përgjithshëm si reagim ndaj vendimit të Gjykatës Themelore të Prizrenit për rregullimin e qasjes së avokatëve dhe palëve të tjera në objektet e Gjykatës.

https://kallxo.com/avokatet-e-kosoves-nga-neser-ne-greve-dokument/

www.kallxo.com