Greqia, notë proteste Shqipërisë për vrasjen e Konstandin Kafiçës

Ministria e Jashtme e Greqisë do të dorëzojë Tiranës një notë proteste lidhur me vrasjen e Kostandin Kaçifës.

Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Adriana Hobdari, do të shkojë pasditen e të hënës në selinë e Ministrisë së Jashtme greke për të marrë këtë notë proteste.

Ndërkohë janë forcuar masat e sigurisë rreth ambasadës shqiptare.

Policia greke ka rritur masat e sigurisë rreth selive diplomatike dhe konsullore të Shqipërisë.

Masat po zbatohen në ambasadën shqiptare në Athinë dhe konsullatat në Selanik dhe në Janinë.

Kjo me qëllim parandalimin e ndonjë reagimi të mundshëm pas vrasjes së ndodhur dje në Bularat.

Dje Ministria e Jashtme greke duke kërkuar prej Shqipërisë sqarime rreth ngjarjes në Bularat e quajti të papranueshëm faktin që operacioni precipitoi me humbjen e një jete njerëzore.

Madje nënvizoi se pas zbardhjes së rrethanave do të bëhen dhe veprimet e nevojshme.

Nga ana e saj, ministria e Jashtme shqiptare e quajti të pajustifikueshëm dhe zhgënjyes reagimin e diplomacisë fqinje, raporton oranews.