Gratë në Arabinë Saudite tashmë do të njoftohen përmes SMS-it që janë beqare përsëri

Një rregull i ri pritet të implementohet nga Gjykatat në Arabinë Saudite, rregull ky i cili do të ndal divorcet nga bashkëshortët pa dijeninë e tyre.

Duke filluar nga e diela, gjykatave do t’u kërkohet që të njoftojnë gratë e martuara përmes mesazhit rreth vendimeve që konfirmojnë divorcet e tyre.

Avokatet gra sugjerojnë që kjo masë do të ndalë rastet e njohura si ‘divorce të fshehta’, ku burrat e ndërpresin martesën pa u treguar bashkëshorteve të tyre.

Kjo masë do t’i sigurojë këto gra që të jenë të njoftuara me statusin e tyre martesor dhe mund të mbrojnë të drejtat e tyre.

Burimi: https://www.bbc.com/news/world-middle-east-46770612?fbclid=IwAR1wHTCvJmjWfW3_g3YpK7TghtXtqBnGLa8WFx8KqN9Ul4fJlQUE04ZtO34