Gratë e fshatit Krushë dhurojnë prodhime vendore për FSK-në

Kooperativa Bujqësore “Krusha” ka dhuruar produkte vendore për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Përmes një publikimi në Facebook, kjo kooperativë ka njoftuar se ka dhuruar produkte 100 për qind vendore për FSK-në.

Këto produkte janë të përgatitura nga gratë e fshatit Krushë.

“KB Krusha sot ka dhuruar për ushtarët e FSK-së produkte 100% të vendit, të përgatitura nga duart e arta të grave heroina të Krushës së Madhe”, thuhet në komunikatë.

“Është kënaqësi, që produktet tona, t’i dhurohen aty që përkujdesen për sigurinë tonë, për shtetin tonë, për të ardhmen tone”, thuhet në komunikatën e KB “Krusha”.