Ilustrim

Graqanicë - Arrestohen burrë e grua pas një përleshje

Në komunën e Graqanicës janë arrestuar dy të dyshuar, një grua dhe një burrë, shtetas të huaj.

Në raportin e Policisë thuhet se të njëjtit pas një ndeje, nën ndikimin e alkoolit janë përleshur fizikisht.

Dy të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari (burrë) është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 23:10.