Foto-ilustrim

Granatë Dore në Rahovec, Aktivizohet pa Pasoja

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Bekim Sylka” në Rahovec.

“Sot në orën 10:35 stacioni policor në Rahovec ka pranuar një informatë ku njē qytetar kosovar/shqiptar ka raportuar se në rrugën ‘Bekim Sylka’ në afërsi të kontejnerëve të mbeturinave kishte vërejtur një mjet të dyshuar si mjet i pa shpërthyer”, tha zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj.

Sipas saj, policia menjëherë i është përgjigjur rastit dhe ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes.

Si pasojë e kësaj, policisë i është dashur t’i evakuojë dy familje shqiptare të cilat kishin shtëpitë në afërsi të vendit të ngjarjes.

“Në vend të ngjarjes kanë dalë edhe njësiti deminues të cilët kanë konstatuar se bëhet fjalë për granatë dore jugosllave e cila është aktivizuar pa ndonjë incident”, tha Podrimaj.